Kapiteni i Zvicrës u shpreh se i ka siguruar 40 bileta për familjarët e tij në përballjen Kosovë-Zvicër.
Këtë ai e tha në një intervistë për Digitalb pas mbërritjes në Kosovë, gjegjësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kujtojmë se edhe Xherdan Shaqiri i siguroi 50 bileta për familjarët e tij për këtë ndeshje, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.