Një grua ka raportuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.
DTV