/

Kujdestaritë e barnatoreve, AKPPM kërkon nga Komuna e Prishtinës të tërhiqet nga tendenca për marrje të kompetencave

Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale ka reaguar pas publikimit të orarit të kujdestarisë dhe punës për barnatoret nga Komuna e Prishtinës. AKPPM e  ka cilësuar Rregulloren e Komunës së Prishtinës, për orarin e kujdestarive  pa bazë ligjore. Por me këtë nuk është pajtuar Komuna e Prishtinës.  Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës,  Izet Sadiku ka thënë për se  orarin e veprimtarive ekonomike,  e bëjnë vet komunat.

Por AKPPM ka sërish një kundërpërgjigjje për drejtoratin për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës.

AKPPM kerkon që Drejtorati i Shëndetësisë së Komunes së Prishtinës,  të terhiqet nga tendencat per marrje të kompetencave të nivelit qendror.

“Andaj kerkojmë që Drejtorati i Shëndetësisë së Komunes së Prishtinës të terhiqet nga tendencat per marrje të kompetencave të nivelit qendror. Ky është qëndrimi zyrtar dhe përgjigjja e fundit nga AKPPM-ja lidhur me këtë çështje”, thuhet në e reagimin e AKPPM-së.

Reagimi i plotë i AKPPM-së:

AKPPM i kundërpergjigjet Drejtoratit të Shëndetesisë së Komunes së Prishtinës

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale sqaron se arsyetimi i Drejtoratit të Shëndetesisë së Komunes së Prishtinës duke u thirrur në nenin 40 të Ligjit për Tragtinë e Brendshme Nr.2004/18 është munduar ta arsyetoj Rregulloren për përcaktimin e orarit të punës dhe kujdestarive të Barnatoreve duke i cilësuar ato si “Shitore” nuk ka bazë ligjore sepse ky Ligj nuk ngërthen në vete Institucione Shëndtesore (Barnatoret).

Bazuar në Ligjislacionin aktual në fuqi Fushëveprimtaria e Barnatoreve është e rregulluar me tri Ligje dhe një Udhëzim Administrativ:

1. Bazuar në Ligjin për Shëndetësi 04/L-125, Barnatoret janë institucione shëndetësore, personeli që punon në Barnatore është staf profesional shëndetësor.

2. Bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinae 04/L-190, Barnatoret licencohen nga AKPPM-ja dhe poashtu mbikqyren dhe inspektohen ne çdo kohë nga Ispektorati Farmaceutik në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Poashtu sipas këtij Ligji, kushtet për veprimtarinë e Barnatoreve përcaktohen me akt nënligjor. Ekziston Udhëzimi Administrativ 11/2015 për Qarkulluesit me Pakicë ku me rastin e licencimit të Barnatoreve një nga kushtet pë licencim është njoftimi për orar i vendosur në hyrje të Barnatores.

3. Bazuar në Ligjin 08/L-047 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinae 04/L-190, autoritet i vetëm kompetent për shqiptimin e gjobave në tregun Farmaceutik përfshi këtu edhe Barnatoret si institucione shëndetësore është Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë.

4. Bazuar në Planin Legjislativ të MSH-së është përfshirë Plotësim/Ndryshimi i Udhëzimi Administrativ 11/2015 për Qarkulluesit me Pakicë, ku Zyrtari përgjegjës dhe Grupi punues kanë përcaktuar oraret dhe kujdestaritë e Institucioneve Shëndetësore në nivel vendi.

Andaj kerkojmë që Drejtorati i Shëndetësisë së Komunes së Prishtinës të terhiqet nga tendencat per marrje të kompetencave të nivelit qendror. Ky është qëndrimi zyrtar dhe përgjigjja e fundit nga AKPPM-ja lidhur me këtë çështje .

Leave a Reply

Your email address will not be published.