Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën për fitimin e kandidaturës për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Prishtinë.
Rohde ka thënë se ky vendim shënon fillimin e një rrugëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale
“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030! 🌟🇽🇰 Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale. #LojëratMesdhetare2030”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, dhe Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
Kandidatura e Prishtinës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 mori shumicën e votave në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Pro organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë kanë votuar 66 delegatë. 55 votuan pro, tetë kundër, ndërsa tre abstenuan.