/

Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë stërviten së bashku

Nga qershori, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po përgatiten për garën “Cambrian Patrol 2023” që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

E në stërvitjet përfundimtare, bashkë me FSK-në janë edhe ushtarët shqiptarë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Ushtarët që janë pjesë e kësaj stërvitje tregojnë për Tëvë1 rëndësinë dhe sfidat që kanë pasur në këta katër muaj.

Tash e katër muaj këta ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po përgatiten për një garë që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Bëhet fjalë për “Cambrian Patrol 2023” që konsiderohet si njëra ndër stërvitjet marshuese më të vështira në botë.

Takimi i rreth 150 ekipeve ushtarake nga e gjithë bota pritet të bëhet në fillim të tetorit në Uells të Anglisë.

Mes tyre do të jenë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Pjesëmarrës në këto stërvitje është edhe nëntogeri Valdrin Selimi, i cili ka thënë për Tëvë1 se kjo stërvitje është shumë e rëndësishme për ushtarët kosovarë.

Kalimi i zonave ujore, patrullimi, ndihma e parë, kalimi i zonave të minuara janë disa nga stërvitjet e forcave kosovare e shqiptare përgjatë këtyre katër muajve.

E të premten, stërvitja ishte me dorëzimin e ushtarëve e dhënia e ndihmës për ata që janë të lënduar.

Të ndarë në disa pjesë të zonës, ushtarët kosovarë reaguan për një situatë të tillë.

Këto ishin përgatitjet gati finale të këtyre stërvitjeve në Kosovë, për të vazhduar më pas në Angli.

Ndërsa nëntogeri Arbër Hoxha, ka treguar se ka pasur edhe vështirësi gjatë këtyre stërvitjeve.

Krahë tyre, qëndruan edhe ushtarët e Shqipërisë.

Pas gjithë këtyre përgatitjeve, togeri nga Forcat e Armatosura, Sajmir Sheme shpreson se do të kthehen nga Mbretëria e Bashkuar me medaljen e artë.

E togeri nga shteti mikpritës i Britanisë thotë se ekipet që janë pjesë e këtij trajnimi janë të klasit të lartë ushtarak.

Ai flet edhe për përvojën e tij në Kosovë.

“Është një vend i mrekullueshëm dhe është kënaqësi e privilegj t’u ndihmojmë të dyja vendeve . Po ashtu jemi të impresionuar me nivelin e treguar të ushtarëve. Shihet se janë të zgjedhur mirë dhe të stërvitur mirë. Jemi të sigurt dhe shpresojmë që ata t’i mbërrijnë standardet të cilat i kanë edhe ushtarët britanikë”, u shpreh ai.

Stërvitja finale për 48 orë është nga dita e martë deri të enjten.

Në këtë garë, Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë për herën e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.