Shqipëria zhvillon sonte “finalen” ndaj Polonisë, mund ta vendosë fatin e tyre në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë pa asnjë dyshim se sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikimeve për Euro 2024.

Kuqezinjtë arritën një barazim tejet të vlefshëm në udhëtim ndaj Çekisë tre ditë më parë, për t’i mbajtur lart shpresat për një kualifikim potencial.

E sfida e sotme ndaj Polonisë mund të konsiderohet një “finale”, duke parë ranglistën ku gjendet kombëtarja shqiptare.

Shqipëria ndodhet e dyta në grupin E me 7 pikë të mbledhura, një më pak sesa lideri Çekia që ka 8 pikë, kurse qëndron një pikë më shumë sesa kundërshtari i sotëm – Polonia, e cila ndodhet e treta me 6 pikë.

Një fitore potenciale sonte e Shqipërisë do t’i vendoste ata si liderë të grupit, pasi Çekia nuk do të ketë përballje deri në muajin e ardhshëm – e cila do të jetë ndaj Shqipërisë në “Air Albania”.

Pas 4 ndeshjeve të para në grup, Kuqezinjtë numërojnë dy fitore, një barazim e një humbje, me humbjen e vetme të ardhur pikërisht nga kundërshtari i sotëm – Polonia, e cila erdhi në ndeshjen hapëse të ktyre kualifikimeve, në mars të këtij viti – një humbje minimale 1-0.

Pas asaj humbje, Shqipëria u kthye me dy fitore të njëpasnjëshme, fillimisht duke e mposhtur 2-0 në “Air Albania” kombëtaren e Moldavisë, dhe më pas duke fituar si mysafir ndaj Ishujve Faroe me rezultat 3-1, krejt në fund për të nxjerr një barazim mjaft të vlefshëm si mysafir ndaj Çekisë dhe mbajtur gjasat reale për një kualifikim të mundshëm.

Padyshim, dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë – kjo e sotmja ndaj Polonisë dhe më pas ajo e radhës ndaj Çekisë, të dyja në “Air Albania”, mund të jenë përcaktuese për fatin e Shqipërisë në Evropianin 2024 në Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.