Bashkimi Evropian do të japë 1 milion euro për Marokun për të ndihmuar pas tërmetit që e goditi këtë vend, tha Komisioni Evropian.
”BE qëndron në solidaritet me popullin maroken, ne do lëshojmë fonde prej 1 milion eurosh për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave më urgjente të popullsisë më të prekur”, tha në një deklaratë komisioneri i BE-së për Krizat, Janez Lenarçiq, shkruan Al Jazeera, transmeton klankosova.tv.
Tutje Lenarçiq shtoi se BE-ja mbetet e gatshme të ndihmojë Marokon në çdo mënyrë të nevojshme gjatë kësaj periudhë.