Burri rrah gruan dhe motrën e saj në Vitomericë të Pejës

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vitomericë të Pejës. Viktima femër ka raportuar në polici, se burri i saj e ka sulmuar fizikisht atë dhe motren e saj, e cila ka kërkuar dhe tretman mjeksor.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

“ Viktima femër/kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e sajë, e cila ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e  policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.