/

Çollaku: Kurti aspak i përgatitur për takimin me Vuçiqin

Ish-ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, s’është aspak i përgatitur për takimin e 14 shtatorit që pritet të ndodh me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Mendoj që kryeministri në rastin më të mirë do të mundohet që ta bindë ndërmjetësuesin që Kosova ka bërë hapa konkret drejt depërshkallëzimit të situatës në veri”, tha Çollaku.

Ai në Info Magazine në Klan Kosova theksoi se nuk beson që së shpejti bashkësia ndërkombëtare do t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës pa përfunduar procesi i zgjedhjeve në veri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.