Dardanët provokohen në Bukuresht, Vojvoda: Logo në zemër është flamuri i Kosovës jo i Serbisë

Konferenca për shtyp e ekipit të Kombëtares së Kosovës të hënën në Bukuresht u mor edhe me tema që nuk përkojnë me futbollin.

Mërgim Vojvodës i është dashur të aplikojë shkathtësi në përgjigje edhe përtej njohurive futbollistike.

“Si e vlerëson sjelljen e tifozëve rumunë që kanë pasur mesazhe politike “Kosova është Serbi”, ishte kjo pyetja e gazetarit rumun.

“Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës e jo i Serbisë”, është shprehur anësori kosovar i Torinos.

Ai, bashkë me trajnerin slloven Primosh Gliha, kanë folur një ditë para ndeshjes në Bukuresht, teksa Vojvoda e ka dhënë këndvështrimin e tij sa i takon asaj se si do të mund të ndihen në një stadium të mbushur.

“Jam mësuar të luaj në stadiumet me kapacitete të plota. Edhe bashkëlojtarët, disa nga ata luajnë në klube të mëdha evropiane dhe jemi të mësuar”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.