Golashënuesi i dytë i Shqipërisë i ndeshjës së mbrëmshme në stadiumin “Air Albania” ndaj Kombëtarës së Polonisë, Mirlind Daku ka bërë përvete një numër të madh të futbolldashësve.
Goli i tij i cili erdhi vetëm pak sekonda pasi u inkuadra në lojë i elektrizoi tifozët kuq e zi, të cilët u treguan të menjëhershëm t’ia tregonin Dakut dashurinë e tyre të cilën e fitoi për pak sekonda.
Duket se të gjithë u aktivizuan në rrjete sociale duke postuar video e fotografi të Dakut, e jo vetëm.
Mbi 10 mijë tifozë filluan ta ndiqnin tashmë futbollistin e Kombëtarës shqiptare në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, në më pak se 24 orë që nga përfundimi i ndeshjes.




Mbështetja në “Instagram” nuk u mjaftoi tifozëve, pasi ata shprehën vlerësimin e Dakut edhe në rrjetin social “Facebook’.