Futbollisti rumun Nicolae Stanciu pas turpit, pas shpalosjes së pankartës skandaloze “Kosova është serbi”, ka shkuar të tifozët.
“Ky takim u ndërpre në minutën e 17-të, pasi ultrasit e ‘brigadës së bashkuar’ nën trengjyrëshin brohoritën ‘Kosova është Serbë” dhe kishin edhe një pankartë për këtë.
Arbitri rifilloi lojën pas më shumë se 45 minutash.
Sapo u shfaq kërcënimi për ndërprerjen e ndeshjes, Nicolae Stanciu doli para tifozëve për t’u thënë se kjo sjellje e tyre mund të dëmtojë kombëtaren nëse arbitri vendos të ndërpresë ndeshjen.
Përgjigja e Nicolae Stanciu kishte edhe referencë politike, duke pasur parasysh faktin se Rumania është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin e Kosovës si shtet të pavarur.
“Niculae, nuk duhej ta luanim këtë ndeshje!”, kështu i kishin thënë ultrasit Nicolae Stanciu, sipas “Antena Sport”’, shkruan mediumi rumun “Prosport”.
Rumania e ka fituar ndeshjen me rezultat 2:0 ndaj Kosovës, në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
[…] Deklarata e turpit në ndeshjen Rumania – Kosova […]