Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi tifozët kanë shpalosur banerin ‘Kosova është Serbi’.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se nuk ka sllogan që e ndryshon realitetin.
“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar se që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin.
Ky është statusi i tij i plotë:
S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë!
Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin.
Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!
Lexo më shumë rreth lojës: