Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për shkollimin specialistik.
Konkursi për Shkollim Specialistik për herë të parë ka përfshirë kriteret e parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023. Numri i specializimeve është mbështetur në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, Kapacitetet Mentoriale dhe Kapacitetet infrastrukturore.
Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.
DTV