Mesazhet dhe thirrjet politike ndërprenë lojën.
Futbollistët e Kosovës nuk duan të vazhdojnë lojën
Rumania është një nga vendet që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës dhe këtë e treguan tifozët në ndeshjen e sontme.
Është ndërprerë ndeshja sonte mes Rumanisë dhe Kosovës, shkruan mediumi boshnjak “Osllobogjenje”.
“Shkak për ndërprerjen ishte thirrja e tifozëve rumunë “Serbia, Serbia”.
Përveç kësaj, tifozët e Rumanisë kanë vendosur edhe një pankartë ku shkruhej: “Kosova është Serbi”.
Fjala vjen, Rumania si shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe tani për tani futbollistët e Kosovës refuzojnë të dalin në fushë dhe të vazhdojnë lojën”, shkruan media boshnjake.