Shuhen zërat, Xhaka dhe Shaqiri shënojnë në fitoren e Zvicrës

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kanë heshtur kritikët me një paraqitje vendimtare për Zvicrën të martën mbrëma.

Xhaka shënoi gol të bukur me goditje të ultë, ndërsa Zvicra fitoi 3:0 ndaj Andorrës. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Euro 2024.

Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, asistoi në golin e parë, të cilin e shënoi Cedric Itten në minutën e 49-të. Ndërkohë Xherdan Shaqiri konkretizoi penallti për 3:0 në minutën e 92-të.

VIDEO – GOLI I XHAKËS:

Xhaka e Shaqiri startuan te Zvicra. Uran Bislimi luajti prej minutës së 95-të, ndërsa Ardon Jashari qëndroi në stol.

Zvicra është forcuar në vendin e parë në Grupin I me 14 pikë nga gjashtë ndeshje. Andorra mbetet e fundit me vetëm dy pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.