Ujësjellësi nesër me aksion të madh në Obiliq për borxhlinjtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër nga 10:30 do ta zhvillojë një aksion në komunën e Obilqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, njofton DTV

Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës, transmeton DTV.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha

Leave a Reply

Your email address will not be published.