/

Ambasadori i Francës takon Kurtin një ditë para dialogut të Brukselit, ZKM jep detaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit, të mërkurën teksa tregohet se është diskutuar edhe për takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, më 14 shtator në Bruksel.

Po ashtu është folur edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, që do të mbahen në Prishtinë.

“Ambasadori Guerot e uroi Kryeministrin për kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ofroi ndihmën dhe përvojën e Francës nga organizimi i këtyre lojërave në vitin 1993”.

“Kryeministri e mirëpriti gatishmërinë e Francës për mbështetje dhe tha që ne synojmë të mësojmë nga Franca dhe të bashkëpunojmë për organizim sa më të mirë”, thuhet në komunikatë.

“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, përmbyllet komunikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.