Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka shkruar për takimin që e ka pasur me Gabriel Escobarin, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Gjuriq ka propaganduar se në Kosovë ka presion diskriminues ndaj komunitetit serb.
Madje ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përpiqet që të krijojë përçarje në mes Serbisë dhe perëndimit.
”Gjatë takimit, posaçërisht theksova ngacmimet e përditshme ndaj të cilave është i ekspozuar komuniteti serb në Kosovë. Presioni diskriminues, jodemokratik dhe shpesh i dhunshëm ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar përçarje mes Beogradit dhe partnerëve të tij në BE dhe SHBA janë politikat e vetme të Albin Kurtit“, ka propaganduar Gjuriq.
Sipas Gjuriqit ”një politikë e tillë nuk ka të ardhme“.
”Beogradi mbetet i vendosur për paqen, bashkëpunimin dhe politikën e së ardhmes“, ka thënë ai