/

Konflikti i qershorit, Rama: Mbledhjen e qeverive e anuluam njëanshëm, s’ishte koha për valle

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish i është kthyer temës së anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Derisa ka folur për procesin e dialogut dhe raportet e Kosovës me Serbinë, Rama tha se s’është penduar që e ka ndërmarrë këtë veprim të njëanshëm. Ai madje thotë se do ta bënte edhe njëqind herë të tjera nëse arsyeja do të ishte e njëjtë.

“Njëqind herë të ktheheshim mbrapsht njëqind herë do ta anulonim, sepse së pari, Shqipëria është një anëtar përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës apo lëre pastaj me ato të të tjerëve”.

Rama tha se nuk e shihte si të duhur kohën që Kosova e Shqipëria “të hidhnin valle dyshe” në Prizren, derisa Kosova u ndëshkua nga partnerët e saj ndërkombëtarë.

“E së dyti, sepse ai ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaromadh”, ka shkruar Rama.

Ai po ashtu tha se pavarësisht se kush është në krye të ekzekutivit kosovar, Kosova duhet të zbatojë zotimet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Asociacionin.

Më pas, i vetëdijshëm se ishte një lëvizje e pazakontë, iu paraqita aleatëve tanë strategjikë kontributin e Shqipërisë në diskutimet e vazhdueshme për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sepse jam plotësisht në një mendje me ta për nevojën e zbatimit rigoroz të gjithçkaje për të cilën shteti i Kosovës është zotuar. Qeveritë vejevijnë, por shtetet serioze nuk vejevijnë në zotimet e tyre ndërkombëtare njësoj si qeveritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.