Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.
Marrëveshje të njëjtë u votua edhe për ekstradim ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe Suedisë.
Ndërsa pika e tretë me po të njëjtin shtet u bë edhe për lidhjen e marrëveshjes për ndihmë juridike falas në çështjet penale.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se këto marrëveshje janë implementim i zotimeve, përmirësimi dhe vendosja e drejtësisë me shtetet ndërkombëtare.
Qëllimi i kësaj marrëveshje sipas tij, është lehtësimi i procedurave për të ekstraduar personat që kërkohen nga shteti tjetër.
DTV