Lansohet aplikacioni “OneFor” për kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit

Është lansuar aplikacioni “OneFor” i cili shërben për kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit, ku me këtë rast Kosova është bërë destinacioni i radhës që “OneFor” e ka futur në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale.

“OneFor” shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transfere të parave në kohë reale dhe ekonomike.

Në mesin e të ftuarve ishte dhe Biznismeni i njohur Sali Ajdini.

Ilir Aliu, Drejtor menxhues i OneFor Holding, tha se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se synimi i kompanisë është zgjerimi edhe në vendet e tjera të rajonit edhe më gjerë.

“Jemi kompani e re ne Kosovë por edhe në BE. Ne filluam operacionet tona në 2021 në 13 shtet të BE-së, mirëpo fokusin e kemi në shtet fillimisht gjermanofolse. Në të njëjtën kohe ne jemi prezent edhe më nënte shtete jashtë EU-së. Synimi jonë është që të përfshijmë rajonin në Ballkanin por gjithashtu tutje në nivel të tjera. Jemi për shërbime digjitale financiare. Ne mendoj që Kosova ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme teknologjike dhe ka potencial të jashtëzakonshme të përqafoj zhvillimet e reja në shërbimet digjitale financiare”, tha ai.

Ndërsa Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë e me të shpejt transferimet dhe pagesat online.

“Me vjen mirë që jam këtu në lansimin e një aplikacioni të pagesave i cili i shfrytëzon avantazhet e të qenit online. Deri më tani ka pasur raste të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë informative në vendin tonë, mirëpo ka pasur pak raste kur kjo është shfrytëzuar për të avancuar tutje fushat e caktuara. Shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë me të shpejt edhe transferet online por edhe pagesat gjë që edhe për mua si ministër i financave dhe si qeveri është tepër e rëndësishme sepse nënkupton likujditet më të lartë në sistemin financiar por njëkohësisht edhe formalizmin më të lartë”, tha ai.

OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani, është kompania amë e OneFor Kosovës, misioni i së cilës është që të sjell inovacion dhe shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës.

OneFor është një platformë financiare digjitale që lidh përdoruesit me mënyra të përshtatshme, të thjeshta dhe të sigurta të pagesave.

OneFor është aktive në Bashkimin Evropian që nga viti 2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.