Qeveria ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi.

Kryeministri Albin Kurti tha se kështu po rikonfirmojnë “solidaritetin ndihmë dhe mbështetjen e parezervë”.

“Duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës së Turqisë për mijëra jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi, rikonfirmojmë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë të parezervë, andaj propozohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 500 mijë eurove për mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.