Mos lejimi i shkollimit të një vajzë me shami në Pejë ka nxitur përplasje në Kuvend në mes të Ministrës se Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputetit të VV-së Eman Rrahmani.
Rrahmani i propozoi ministres ta largojë udhëzimin administrativ të cilin ai thotë se ministrja është duke e keqpërdorur.
Ai pyeti Nagavcin se a po ka frikë.
“A po keni frikë a po kërcënoheni nga dikush.Ka tri javë që një vajzë në Pejë nuk është lejuar të shkojë në shkollë. Këto deklarata, unë nuk mund t’i kuptoj pse po i thua. Largoje udhëzimin administrativ që jeni duke e keqpërdor. A po keni frikë a po kërcënoheni nga dikush, apo çfarë keni?”, u shpreh Rrahmani.