Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, e ka shtyrë për orën 20:00 deklarimin për media.
Deklarim i tij ishte planifikuar të bëhet në orën 15:00, mirëpo në faqen zyrtare të BE-së tani është paralajmëruar të mbahet në orën 20:00.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një prononcim për media ka thënë se bisedimet kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të bëjë kompromis.
Deri më tani Kurti nuk është deklaruar për media rreth këtij takimi.