/

Osmani takohet me Hovenierin në prag të vizitës në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, ka njoftuar të enjten Presidenca e Kosovës.

Në prag të vizitës në SHBA, ku pritet të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve te Bashkuara (OKB) në Nju Jork, presidentja Osmani e ambasadori Hovenier kanë diskutuar mbi rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkta.

Kujtojmë se presidentja Osmani të enjten e 7 shtatorit është takuar në Bruksel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në dritën e përpjekjeve të diplomatëve dhe liderëve perëndimorë për të zgjidhur ngërçin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

SHBA-të kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i marrin seriozisht obligimet që kanë marrë përsipër në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimin Evropian (BE), përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.