/

Deputetja e VV-së: Atë që e ka refuzuar Kurti nuk po e tregon as Borrell e as Lajçak

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se Borrell e Lajçak po tregohen të njëanshëm në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ajo në emisionin Raport në Kanal10 ka thënë që Kurti ka refuzuar kushtëzimin i cili rrjedh nga dëshira e presidentit Vuçiq.

“Kryeministri Kurti ka refuzuar kushtëzimin që i është vënë që mbi të gjitha të diskutohet për Asociacionin dhe asgjë tjetër sepse ashtu ka dashur Vuçiq” ka thënë deputetja Arbëreshë Kryeziu.

“Ajo cka kemi parë dje është që Lajçak është shndërruar le të themi prijës të kërkesave  të Vuçiqit në kuadër të tavolinës së diskutimin ndërkohë që ai është vetëm ndërmjetësues i procesit, i cili do të duhej të ndihmonte palët të gjenin gjuhë të përbashkët” ka shtuar Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.