/

E mashtroi duke i premtuar se do t’ia rregullonte dokumentet, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “mashtrimit”.

Sipas Policisë, personi me inicialet T.V., 56-vjeçar dyshohet se i ka marrë ankuesit shuma të ndryshme të parave që arrijnë shumën e 30 mijë euro, duke i thënë se do t’ia rregullonte dokumentet.

“Dyshohet se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore që nga viti 2021”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.