/

Gjermania: Zhgënjyese që nuk pati sukses takimi i djeshëm në Bruksel

Zëdhënësi i qeverisë federale të Gjermanisë, Steffen Hebestreit, ka thënë se është zhgënjyese që takimi i djeshëm i dialogut Kosovë-Serbi, nuk dha rezultate.

Hebestreit potencoi se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian është mënyra e vetme për zgjidhje.

“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Bllokimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu i normalizimit i udhëhequr nga BE-ja është mënyra e vetme për një zgjidhje”, shkroi Hebestreit.

Ai theksoi se Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, së bashku me nikoqirin, përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.