/

Hamza: Do të ndahen shtesa për 2 mijë familje me asistencë sociale

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është shprehur se që nga fillimi i mandatit do të dhurojë 100 euro shtesë për familje në asistencë sociale.

Hamza, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se për vitin e dytë me radhë rreth 2 mijë familje me asistencë sociale do tu ndahet nga 100 euro shtesë.

“Të dashur qytetarë,

Për vitin e dytë me radhë, që nga fillimi i mandatit të Kryetarit të Komunës, po ndajmë 100 euro shtesë për mbi 2 mijë familje në asistencë sociale në qytetin tonë! Bashkë për qytetarët dhe qytetin tonë!”, ka thënë Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.