Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e djeshme në Bruksel ku ka kërkuar reflektim nga Kryeministri i vendit Albin Kurti pasi sipas tij Kosova do të përballet më pasoja të rënda.
Haradinaj ka thënë se Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin të populli.
Kështu duke kërkuar përsëri që të bashkohen urgjent duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit.
Postimi i plotë:
Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.
Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë.
Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit.
Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme.