Kryetari i Prishtinës njofton për një projekt tjetër rrugor

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se hyrja në Prishtinë nga Gollaku do të zgjerohet. Rama ka thënë se do të zgjerohet tërësisht rruga, ku do të ketë gjelbërim, shteg të biçikletave dhe trotuare në dy anët e rrugës.

Ai ka thënë se do t’i jepet perspektivë e re hyrjes në Prishtinë nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës.

Njoftimi i plotë:

Hyrja e Prishtinës nga Gollaku do të zgjerohet.

Do të zgjerohet profili i tërsishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim🌳, shteg të bicikletave🚲, trotuare në të dy anët e rrugës.

Do t’i japim një perspektivë të re hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës!

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Krenar Xh Xhaferi

Leave a Reply

Your email address will not be published.