/

Nushi: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar taktikën e Kurtit, po ngushtohet hapësira manovruese

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për dialogun e Kosovës me Serbinë. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti kishte gënjyer votuesit e tij kur kishte thënë se dialogu do të jetë prioritet i shtatë.

“Kurti gënjeu kur thoshte për dialogun që është prioritet i shtatë”, ka thënë Nushi.

Ai ka thënë se situate aktuale është shndërruar në formë hinke, ku sa më thellë që shkohet, ngushtohet presioni dhe ngushtohet hapësira e manovrimit.

Sipas Nushit, ndërkombëtarët e kanë kuptuar taktikën e Kurtit, që tenton të blejë kohë duke shkaktuar probleme, e të cilat më pas bëhen pjesë e dialogut.

“Situata ku jemi është në formë hinke, sa më poshtë që shkon uji, më e fortë është shtypja, sepse ngushtohet hapësira e manovrimit. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar taktikën e Kurtit. Që ka blerë kohë me veprimet e tij në terren dhe në të njëjtën kohë ka shkaktuar probleme të cilat më pas janë bërë pjesë e dialogut”, ka thënë Nushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.