Takimi i Brukselit/ Deputeti i PDK: Kurti ka bërë marrëveshje të dëmshme për Kosovën

Kosova dhe Serbia nuk e gjetën dot rrugën e mirëkuptimit në takimin e djeshëm në Bruksel ku fokusi ishte te normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, u shpreh kritikja për veprimet e kryeministri Albin Kurtin.

Sipas tij, Kurti ka bërë disa marrëveshje, të cilat do të jenë të dëmshme për Kosovën.

“Ne e kemi paralajmëruar kryeministrin shumë herë se ka hyrë në disa obligime dhe ka bërë marrëveshje, të cilat do të rezultojnë të dëmshme për shtetin e Kosovës. Këtë nuk e ka bërë pavetëdije”, tha ai.

Ai shtoi se Kurti po tenton të tërhiqet nga zotimet që ka marrë dhe kjo do t’i kushtojë shumë rëndë Kosovës.

“Ky tanimë e ka kuptuar se ka bërë gabime dhe po tenton të bëjë një lloj tërheqje. Kjo tërheqje nuk është e dëmshme për të personalisht, por për Kosovën, sepse janë paralajmëruar sanksione. Ai që demonstroi për konferencën për media se ka ofruar një plan sekuencimi dhe pala tjetër jo, por sot u përgënjeshtruar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Gjatë intervistës, Berisha tha se Kurti do duhej të kërkonte dje në Bruksel një garanci ndërkombëtare për obligimet që ka marrë, dhe po ashtu, ato të ishin subjekt i interpretimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Do duhet të kërkonte garanci ndërkombëtare, për të gjitha obligimet që ka marrë. Më e rrezikshme është tërheqje, sepse po e fut Kosovën në sanksione. Garanci ndërkombëtare për marrëveshjen e Ohrit dhe çdo detyrim që del nga këto marrëveshja të ishte subjekt i gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.