Ky është pallati 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit është përfshirë nga zjarri të enjten.
Flakët nisën rreth orës 14:20 në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e pallatit, zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.
Për pasojë, kati i fundit i pallatit është djegur plotësisht ndërsa disa apartamente kanë pësuar dëme të shumta materiale.
Pamje nga kati i dhjetë i pallatit, nga ku nisën dhe flakët, i cili është shkrumbuar totalisht për shkak të zjarrit që zgjati mbi 3 orë.
DTV