Presidenti i Turqisë, Tayip Rexhep Erdogan i është rikthyer përplasjeve me Bashkimin Europian, pas një kohe të gjatë qetësie mes palëve.
Në një reagim të fundit, lideri turk u shpreh se unioni europian është duke u përpjekur të ndërpresë marrëdhëniet me Ankara.
Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pas publikimit të raportit të BE, i cili përmbante kritika të ashpra ndaj Turqisë.
Sipas Erdogan, tashmë Turqia do të mbajë në monitorim të gjitha zhvillimet dhe nëse do e shohë të nevojshme mund të ndërpresë ajo lidhjet.