Disa orë më parë, gazeta raportoi për një shpërndarje të një statusi kritik ndaj kryeministrit Albin Kurtit nga ana e dpeutetit të VV-së, Avni Dehari.
Tash Dehari ka dalë me një sqarim, duke shkruar se e ka shpërndarë gabimisht, teksa ka kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar.
“Të dashur qytetarë,
Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin “Ninullë”, që u kushtohet të zhdukurve.
Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen.
Faleminderit për mirëkuptim!” – shkroi ai.