Edhe në Serbi po vlojnë me reagime skandaloze dhe nuk mund të qetësohen nga emri i Republikës së Kosovës.
Nuk mund qetësohen nga kombëtarja e Kosovës në futboll.
Të martën që e lamë pas, Bukureshti ka marrë një flakaresh të rëndë në rrafshin ndërkombëtar për sjellje skandaloze të tifozëve rumunë, ku u shfaq pankarta e turpit “Kosova është Serbi”.
Kombëtarja e Kosovës i ka ngritur në këmbët edhe serbët dhe me mesazhe skandaloze e shpallin vëllazërinë me rumunët.
“Delija”, tifozët famëkeq të klubit të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, sot janë përkujdesur për skandalin e radhës duke treguar edhe një herë mendësinë e ultë të tyre.
Në ndeshjen në mes Çukariçkit dhe Cërvena Zvezdës, ndodhi edhe një skandal.
Pamfleti serb “Kurir” shkruan se “Delija” e ka pritur një veprim të tifozëve rumunë dhe sipas saj, me entuziazëm është pritur në Serbi.
“Të parët që falënderuan vëllezërit rumunë ishin tifozët e Partizanit, të cilët mbanin një pankartë në ndeshjen e basketbollit kundër Fuenlabrades.
Në stadiumin në Banovo Brdo gjatë ndeshjes kundër Çukariçkit, tifozët e Cërvena Zvezdës e mbanin një pankartë duke falënderuar vëllezërit e tyre rumunë: ‘Një rumun ka vetëm tre vëllezër: Danubin, pyllin dhe një serb!’’, shkruan një farë pamfleti serb.