Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” u ka tërhequr vërejtjen të gjithë shoferëve që po parkohen vend e pa vend, sidomos atyre që po shfrytëzojnë për parkim hapësirat që janë të dedikuara për personat me nevoja të veçanta.
Përmes një postimi në Facebook, Prishtina Parking ka njoftuar se të gjithë ata që nuk i takojnë kësaj kategorie dhe shfrytëzojnë vendparkimet e saj, do të gjobiten.
“Parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.
Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta” thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.