Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi ka takuar sot në Qeveri drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazrekun si dhe drejtorin financiar Valon Berisha.
Rexhepi dhe Mazreku kanë biseduar për nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit në mes Kosovës si dhe Bosnjë-Hercegovinës në fushën e sigurimeve.
Më tutje zëvendëskryeministrja Rexhepi ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim së bashku me Bankën Qendrore të Kosovës do të kenë takime në Bruksel e Bosnjë.
Në fund të takimit zëvendëskryeministrja Rexhepi ka ofruar përkrahjen e Qeverisë për Byronë Kosovare të Sigurimit.