Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me dy zëvendësit e saj, Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq, për gjashtë muaj shpenzuan 10 mijë e 451 euro.
Sipas të dhënave nga qasja në dokumentet publike, treshja udhëheqëse e Ministrisë së Ekonomisë, më së shumti para shpenzuan në akomodim, bileta të aeroplanit, derivate e dreka zyrtare.
5 mijë euro për ushqim dhe mëditje – këto janë shpenzimet e ministres Nagavci dhe stafit të saj për shtatë muaj.
Ministrja Rivanolli e vetme për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor të këtij viti ka shpenzuar në total 5 mijë e 761 euro.
Më së shumti para ministrja shpenzoi për derivate 1 mijë e 943 euro, për bileta të aeroplanit 1 mijë e 591 euro dhe për akomodim 1 mijë e 252 euro.
Nga mëditjet e para e Ministrisë së Ekonomisë mori vetëm 164 euro.
Në anën tjetër zëvendësministri i ME-së, Getoar Mjeku për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 399 euro.
Mjeku më së shumti para shpenzoi për derivate ku brenda kësaj periudhe ai harxhoi 1 mijë e 112 euro
Pas derivate, zëvendësministri më shumë para shpenzoi për bileta të aeroplanit, udhëtime zyrtare e telefon.
Nga mëditjet Mjeku mori vetëm 52 euro.
Nga 10 mijë e 451 euro të shpenzuara në total nga treshja e ME-së, zëvendësministri i dytë i kësaj ministrie, Nenad Stanojeviq për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 289 euro.
Stanojeviq më shumë para shpenzoi për dreka zyrtare 1 mijë e 038 euro dhe për derivate 975 euro.
DTV