Ukraina do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimet bujqësore

Kievi do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë, për hezitimin e tyre për tërhequr ndalimin e produkteve bujqësore ukrainase, tha Përfaqësuesi Tregtar i Ukrainës Taras Kachka.

“Është e rëndësishme të vërtetohet se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë procedurat ligjore nesër”, deklaroi Kachka.

Të premten, Bashkimi Evropian vendosi edhe një herë të lejojë shitjen e grurit ukrainas në bllok, pasi më parë vendosi ndalimin.

“Qasja sistematike e Budapestit dhe Varshavës për injorimin e pozitës së institucioneve të BE-së në politikën tregtare, mendoj se do të jetë problem për BE-në në përgjithësi, sepse atje nuk ka unitet”, shtoi Kachka.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.