/

Aktori kosovar reagon pas rastit të 3-vjeçarit: Pranimi në Fakultet të Edukimit të jetë më i vështirë se në Mjekësi

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar pas rastit të 3-vjeçarit ndaj të cilit dyshohet se është ushtruar dhunë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.

 

Në një postim në “Facebook”, ai ka thënë se pranimi në Fakultetin e Edukimit duhet të jetë më i vështirë se në atë të mjekësisë.

“Fëmija tre vjeçar nuk është i vetmi i lënduar aty, por edhe audienca prej 50 e kusur femijëve që tenton të disciplinohet përmes rrahjes së njërit”, shkruan ai mes tjerash.

Miremjes miq,

Sot nis reagimi tre ditor i rastit te tmerrshem ne nje qerdhe ne Fushkosove. Reagimet perfunojne me date 21 reth mesdites.

E kam shkru me heret po e them prap, Fakulteti i Edukimit, pra fabrika e mesueseve, pranimi ne te, duhet te jete me i veshitre se ne mjeksi. Kurse per te gjithe te tjeret, te diplomuar me vagona, testiiiiiiiim ne cdo aspekt. Te miret mbesin, te tjereve ju gjindet vendi, te dhunshmit dhe te paditurit jau gjun nje top dhe vrap neper livadhe.

Per sa i perket rastit, femija tre vjecar nuk eshte i vetmi i lenduar aty, por edhe audienca prej 50 e kusur femijeve qe tenton te disciplinohet permes rrahjes se njerit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.