Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha, është deklaruar për media pas rastit të dhunës ndaj një 3 vjeçari, në çerdhen “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se edukatoret që pretendohet të jenë të përfshira në rast po intervistohen nga policia aktualisht.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast.
Për detaje tjera do të njoftohet pasi të përfundon faza fillestare e hetimit.
Avokati Nasuf Hasani tha se në këtë rast janë kryer tri vepra penale. Ndërsa nëna e 3-vjeçarit, Fitore Geci tha se ndjehet mjaftë e shqetësuar.
Për rastin reagoi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Inspektorët e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, sot, kanë shkuar në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ky dyshohet se një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret e këtij institucioni.