Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka gra të afta dhe të gatshme të rrisin profilet e tyre publike dhe të kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike.
Kështu ka thënë Haradinaj pas ceremonisë përmbyllëse të Programit të Mentorimit për Lidership i mbështetur nga USAID dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
“Në ceremoninë përmbyllëse të Programit të Mentorimit për Lidership, program ky i organizuar nga NDI dhe mbështetur nga USAID dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Përmes këtij formati, NDI i ndihmon gratë të cilat kanë filluar rrugëtimin e tyre në politikë, të zgjerojnë rrjetin e tyre politik dhe profesional, duke punuar bashkë në avancimin e karrierës së tyre politike”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se ky program do t’i ndihmojë gratë të përfitojnë ndjeshëm në karrierën e tyre që të arrijnë potencialin e plotë.
“Është mbresëlënëse që Kosova ka gra të afta, të gatshme të rrisin profilet e tyre publike dhe të kapërcejnë sfidat e pjesëmarrjes politike. Kam besim se ky program do t’i ndihmojë ato të përfitojnë ndjeshëm në karrierën e tyre që të arrijnë potencialin e plotë. Falënderues ndaj NDI për partneritet të vazhdueshëm ndër vite, në tema të rëndësishme për vendin!”, është shprehur Haradinaj.