Kanë përfunduar hetimet në hapësirat e çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Ku dyshohet se një 3-vjeçar u dhunua fizikisht nga edukatoret.
Në hapësirat e çerdhes publike qëndruan policia, prokuroria, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale dhe Inspektorati i Arsimit.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila paralajmëroi masa posa të merret raporti nga Inspektorati i Arsimit.