/

Kurti takon ambasadorin e Finlandës, diskutojnë për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë, në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.

Përvec kësaj, pjesë e diskutimit ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.

“Zhvillimet në vend dhe rajon, si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe siç thotë ai, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.