Mbahet takimi koordinues për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Të martën është mbajtur një takim me përfaqësues të institucioneve të ndryshme me qëllim të koordinimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Nikoqir i këtij takimi ka qenë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i cili ka thënë se mbrojtja e trashëgimisë kulturore kërkon bashkërendim të ngushtë ndër institucional.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësministrin e Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorolli, përfaqësuesin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agron Qalaj, zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Qerim Ademaj dhe Arbnesh Ajvazin, përfaqësues nga Policia e Kosovës.

“Si institucione kyçe në luftimin e dëmtimit të qëllimshëm të trashëgimisë, kemi për qëllim angazhimin maksimal në parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bazës ndëshkuese për dëmtuesit. U dakorduam të vazhdojmë këtë koordinim përmes takimeve të rregullta dhe veprimeve të përbashkëta. Puna e vazhdueshme dhe intensive që po bëhet në mbrojtje, restaurim e funksionalizim të trashëgimisë sonë kulturore në gjithë vendin, nuk mund të pengohet nga askush. Dëmtimet, djegiet nuk na zmbrapsin. Do të sigurohemi që çdo aset të kthehet në gjendjen e mëhershme dhe ata që i dëmtojnë të marrin dënimet meritore”, ka shkruar Çeku.

Kohëve të fundit disa objekte të trashëgimisë kulturore janë përfshirë nga zjarr.

Leave a Reply

Your email address will not be published.