Sipas Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian (Eurstat), Kosova kishte bindshëm çmimet më të lira të energjisë elektrike në Evropë, për vitin 2022, kur edhe janë bë matjet e fundit vjetore.
Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 cent për kilovat/orë që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 cent për kilovat/orë. Shqipëria, Bosna e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 cent për kilovat/orë apo më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë. Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimi prej 10 cent për kilovat/orë që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova.
Në këto matje janë të përfshirë vetëm konsumatorët e përmasave të mesme me një konsum vjetor prej 2500 kWh deri në 4999 kWh.
DTV