Forca e Sigurisë së Kosovës ka kompletuar sistemin e edukimit të nënoficerëve.
Kjo është gjenerata e parë e Kursit të Rreshter Majorëve, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Ky kurs është niveli më i lartë i edukimit profesional ushtarak për nënoficerët e FSK-së.
“Programi i këtij kursi është hartuar në bazë të standardeve me të larta të edukimit profesional ushtarak dhe është në përputhje me programin e Akademisë së Rreshter Majorëve të SHBA-së. Me këtë kurs, FSK i kompleton të gjitha nivelet e sistemit e edukimit për nënoficer”, thuhet në një njoftim të FSK-së në Facebook.